Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga deti në zonën e plazhit të Durrësit. Policia vendore bëri të ditur karakteristikat fizike të të mbyturit dhe rrobat që mbante veshur për të lehtësuar identifikimin e tij. I nxjerrë nga deti disa orë më parë në afërsi të pistës te sektori ”Teuta” i plazhit i mbyturi është ende i paidentifikuar.