Top Channel/ Mbyllja e repartit! Policia greke ndalon ekipin e Top Channel të intervistojë banorët
07/02/2025 19:34

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë për të mbyllur një repart ushtarak në zonën e Filatit rreth 25 km larg kufirit me Shqipërinë ka nxitur protesta të banorëve dhe bashkisë lokale atje që prej javës së kaluar. Çështjet e vendosura në qendër të protestës lidhen me sigurinë kombëtare motivuar kjo edhe me pretendimin e disa fletushkave të gjetura sipas autoriteteve në Greqi që përmbanin kërcënime prej një organizate të quajtur Ushtria Çlirimtare e Çamërisë. Top Channel ishte sot në Filat për të verifikuar praninë e këtyre materiale të propagandës nacionaliste, siç pretendojnë banoret e Filatit, por autoritetet nuk i dispononin duke thënë se janë në zotërim të policisë dhe se ka nisur një hetim për çështjen. Policia greke nuk na lejoi te intervistonim banore dhe autoritetet lokale të zonës duke na kërkuar që të riktheheshim një herë të dytë pasi të merrej një leje e posaçme prej Ministrisë së Jashtme greke siç e kërkon ligji grek për zonat pranë-kufitare. Vendimi për shkrirjen e Batalionit 628 të Këmbësorisë në atë zonë ka shkaktuar tensione të spektrit ekonomik për banorët pasi sipas tyre do të dëmtojë të ardhurat lokale dhe punësimin çka është edhe pika e dytë e peticionit drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes. Por pak banorë në zonën e Konispolit zona më e afërt me pikën kufitare të Qafë-Botës kishin dijeni për ngjarjen. Në Konispol, Xarrë dhe Mursi banorët po merren me punët e para të pranverës ndërsa ende dhjetëra punëtorë nga kjo zonë shkojnë çdo ditë në Greqi për të punuar në mbyllje të sezonit të vjeljes së mandarinave. Ata e komentojnë këtë zhvillim si çështje tërësisht të brendshme të Greqisë me natyrë të pastër ekonomike. Punonjësit e bashkisë së Filatit kanë pezulluar punën për dy ditë e gjithashtu edhe mësimi është ndërprerë në shenjë proteste në shkollat kryesore. Ditët në vijim pritet edhe një tubim paqësor para Ministrisë së Mbrojtjes në Athinë shoqëruar nga shoqatat e prindërve dhe kujdestarëve. Ministria e Mbrojtjes kishte deklaruar se do të mbyllen të paktën 132 prej 837 reparteve ushtarake ekzistuese. Plani përfshin fuqizimin e reparteve të mbetur duke rritur në masën 70% efektivët dhe armatimet.

Top Channel/ “Kur dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama rrëfen brengën e tij
04/04 23:38
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top News – Pranga të afërmëve të gjeneralit iranian. SHBA- përhapën propagandën e Teheranit
04/04 23:15
Top Channel/ Nga historia te kriza, pse Hormuzi është “arteria” më e rrezikshme e globit
04/04 22:51
Top Channel/ Mijëra euro cash, ora luksoze…/ Në listën e më të kërkuarve, pranga bosit të Camorras
04/04 22:02
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top News – Kapen ‘skifterët’ në Tiranë. Vodhën kasafortën dhe sende me vlerë në një banesë
04/04 20:55
Top News- Gjenden 2 trupa të pajetë në Kamenicë të Korçës, dyshimet e para
04/04 20:44
Top Channel/ Ballokumja, trashëgimi elbasanase! Ëmbëlsira shpallet pasuri jomateriale
04/04 20:12
Top Channel/ Legalizohen kishat e Mirditës, 30 objekte marrin dokumentet e pronësisë
04/04 20:08
Top Channel/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV, studentët demonstrojnë të hënën
04/04 20:06
Top News – Mision shpëtimi mes raketave. SHBA në kërkim të pilotit që u rrëzua në Iran
04/04 19:45
Top Channel/ Ngrica, humbin jetën emigrantët në Korçë! U gjetën në mal
04/04 19:45
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top Channel/ Nga rruga në Presidencë! Rrugetimi politik i Albulena Haxhiut
04/04 19:40
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News- Flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News- flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News – Bilanci i luftës/ Humbjet amerikane, 7 avionë luftarakë janë shkatërruar
04/04 19:30