Aksioni i së hënës në Veri të Kosovës për mbylljen e nëntë nëndegëve të Postës së Serbisë që operonin brenda territorit pa licencë, ka nxitur reagim të ashpër nga ndërkombëtarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësuan si veprim të njëanshëm të Qeverisë së Kosovës që rrezikoi qytetarët e Kosovës dhe trupat e KFOR-it.