Takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington është mbyllur. Menjëherë pas mbylljes së takimit, Presidenti Trump u takua me të gjithë liderët që morën pjesë. Ai gjithashtu u takua edhe me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Të tre ata shkëmbyen gjithashtu disa fjalë me njëri-tjetrin gjatë takimit. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Bordit, Rama përmendi gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së, duke iu drejtuar Presidentit Trump me: “Le të bëjmë diçka përpara se gjërat të bëhen më keq”.