Të vetmit që mund të vërtetojnë që Gëzim Sallaku ka punuar dikur në minierën e Valiasit janë dëshmitarët. Nga fjala e tyre , i moshuari të cilit i kanë humbur vitet e punës fiton të drejtën e pensionit, e cila I është mohuar siç edhe qindra të moshuarve të tjerë që kanë punuar në ish koperativa apo u janë djegur dokumentat. Por gjyqet shtyhen, dhe seanca që e priste me padurim u shty për shkak të bojkotit. Megjithatë i moshuari konsideron fitore edhe marrjen e një date gjyqi.