Top Channel/ Mbyllën të renë në banesën në Astir. Zbulohen autorët
10/01/2025 19:28

Tashmë janë mësuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen në Astir. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton ekskluzivisht emrat e pesë të kërkuarve. Siç bëhet me dije nga burime shumë të sigurta, ata janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Nga ana tjetër janë pyetur tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë. Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë. “Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja. Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për ngjarjen e Astirit ku një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale. Burimet e sigurta të gazetares Anila Hoxha thanë se pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit. Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator. Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 21-vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune. E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht. Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.

Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33
Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22
Top News – Seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj. Avokati Ndreca-S’po i jepet mundësia për t’u mbrojtur
01/04 14:21