Nga 66 shkolla të bashkisë së Elbasanit, 4 prej tyre nuk do t’i hapin dyert këtë vit shkollor 2021-2022. Shkak është ulja e numrit të nxënësve, kryesisht si pasojë e emigrimit. Bëhet fjalë për shkollat e fshatrave Shmil e Preçë, dy nga të cilat, këtë vit nuk u regjistrua asnjë nxënës dhe po ashtu në shkollat e fshatrave Kryezjarr dhe Gracen, të cilat përkatësisht numëronin 3 dhe 6 nxënës. Këta të fundit janë dërguar në shkollat më të afërta, por fenomeni përbën problem për prindërit të cilët duhet ti shoqërojnë ѯdo ditë, plus edhe kostoja shtesë e transportit.