Një e moshuar, e cila mori ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës rrëfeu tmerrin nga zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë. Ajo tha se u shpëtua nga një vullnetar i cili e ndihmoi të dilte jashtë godinës. “Tani ndihmë mirë e lehtësuar, rrofshin policia, zjarrfikësja që më shpëtuan, jo në shtëpinë tonë, por e pamë nga ballkoni mbyllëm dyer e dritare, mua më mori një vullnetar, atë komshinë e mori një polic, nuk ia di emrin atij, ai rrezikoi edhe veten erdhi u shtrua, unë nuk pashë gjë, vetëm tym asgjë tjetër, falë doktorëve dhe infermierëve”, tha e moshuara.