Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore njoftoi e alarmuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil ka dalë jashtë funksionit si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet me drone, për të cilat Ukraina fajëson Rusinë. Mburoja, e njohur si “Konvoji i Sigurisë” ose Arka, u ndërtua pas katastrofës së vitit 1986 me qëllimin të frenohej përhapja e rrezatimit nga reaktori i dëmtuar.