Top Channel/ “Mbuloi katër raste abuzimesh me të mitur”, skandali përfshin ish Papën Benedikt
20/01/2022 16:11

9 vjet pasi befasoi botën duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij në krye të Kishës Katolike, ish papa Benedikti i XVI-të përballet me akuza që rikthejnë fantazmat e abuzimeve me të miturit, të cilat gërryen lidershipin e tij. Të dhëna të reja kanë dalë në dritë gjatë një hetimi gjerman. Ato tregojnë se Josef Ratiznger dështoi të vepronte për të paktën katër raste abuzimi me fëmijë gjatë kohës kur shërbente si kryepeshkop i Mynihut. Këtë post, sipas BBC-së, ai e kishte mbajtur nga viti 1977 deri në 1982. Ai vetë i ka hedhur poshtë me forcë akuzat, por një raport i ri mbi abuzimet historike, i hartuar nga një firmë ligjore gjermane e inkriminoi ish-Atin e Shejnjtë. Pretendimet janë se abuzimi vazhdoi gjatë mandatit të tij, dhe se personi që akuzohej për të, vazhdoi të mbetej aktiv në rolet e kishës. Ratzinger, sot 94 vjeç, u bë udhëheqësi i parë i Kishës që dha dorëheqjen në më shumë se 600 vjet në vitin 2013. Që atëherë, ai kishte bërë një jetë kryesisht të qetë në qytetin e Vatikanit. Raporti i ri nënvizon se Benedikti u njoftua për faktet e rasteve të abuzimit të të miturve gjatë kohës kur ishte kryepeshkop, por zgjodhi të mos ndermerrte asnjë veprim.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58