Bregdeti ndonëse është një zgjedhje mjaft e mirë për të përballuar temperaturat e larta të korrikut, kërkon edhe një kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve. Vetëm një ditë më parë, një 66-vjeçar nga Elbasani humbi jetën në plazhin e Golemit sapo ra në kontakt me ujin. Mjekët dyshojnë se pësoi arrest kardiak.