Grup Batalioni I këmbësorisë së Lehtë përfundoi stërvitjen kompaktësuese dimërore të koduar “Mbrojtja e qëndrueshme 2024” që u zhvillua në territorin e Pukës. Ministri I mbrojtjes Niko Peleshi tha se kjo njësi është e certifikuar nga NATO si forcë e gatshme për dislokim dhe operim në ndërveprim të plotë me Aleancën Veri-Atlantike, ndërsa ngriti si shqetësim rrezikun rus në rajon.