Ndryshimet në Kodin Penal, që pritet të miratohen në seancën e sotme plenare, përfshijnë dhe dekriminalizimin e pjesshëm të shpifjes për gazetarët. Ky ndryshim i propozuar nga shumica socialiste, me synimin për t’u përshtatur me direktivat e Bashkimit Evropian, është kundërshtuar nga organizatat të medias dhe shoqërisë civile, të cilët kërkojnë dekriminalizim të plotë të shpifjes.