Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar ‘bllokohet ‘për festa, greva në aeroportet kryesore
07/12/2022 18:19

Aeroportet dhe portet e Mbretërisë së Bashkuar do të ndërmarrin greva në datat kryesore në dhjetor, pasi sindikata që përfaqëson ata kërkon që qeveria të kthehet në tryezën e negociatave për pagat dhe kushtet e punës. Grevat do të zhvillohen midis 23 dhe 26 dhjetor dhe nga 28 deri më 31 dhjetor, duke prekur aeroportet e Birmingham, Cardiff, Gatwick, Glasgow, Heathrow dhe Manchester, si dhe Portin e Newhaven. Ky zhvillim vjen në mes të një sërë grevash të vendosura për të goditur udhëtimet festive , me aksione industriale të organizuara nga punonjësit e trenave, autobusëve, etj në prag të Krishtlindjeve dhe gjatë gjithë sezonit të festave. Por protestat nuk kufizohen vetëm në transport, pasi edhe mësuesit, infermierët dhe shumë të tjerë nga sektori publik, kërkojnë paga më të larta dhe negocim të kushteve të punës. Sindikata e Shërbimeve Publike dhe Tregtare tha se ata po ndërmarrin veprimet e tyre për shkak të mosmarrëveshjeve me qeverinë rreth pagave, kërcënimit të shkurtimeve të vendeve të punës dhe ndryshimeve në rregullat e pensioneve. “Vazhdojnë të na thonë se qeveria ka një derë të hapur, por nuk ka kuptim që dera të jetë e hapur nëse nuk ka asgjë pas asaj dere. Sektori publik nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të ndërmarrë veprime industriale, sepse anëtarët tanë aktualisht janë duke lënë mënjanë vaktet, ata nuk janë në gjendje të ndezin ngrohjen në shtëpi për shkak të varfërisë në të cilën po jetojnë”, thuhet në deklaratën e tyre. Pamjet: AFP

Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36
Top News – Irani do godasë Londrën me raketa / Hegseth bën presion për t’iu bashkuar luftës
27/03 13:35
Top News – SHBA po ‘djeg’ Tomahawk-ët / 850 në 4 javë luftë, ritmi alarmon Pentagonin: Po mbarojnë
27/03 13:17
Top News – Historia që tronditi Spanjën. 25-vjeçarja i jep fund jetës përmes eutanazisë
27/03 13:08
Top Channel/ BE heton Snapchat, dyshime për rrezik ndaj fëmijëve
27/03 12:20
Top Channel/ BE ndalon abuzimet me AI, ndalohen aplikacionet që krijojnë imazhe intime të rreme
27/03 12:19
Top Channel/ Avancojnë bisedimet në Lindjen e Mesme, SHBA shtyn afatin, Izraeli godet Teheranin
27/03 12:04
Top Channel/ G7 takim në Paris për tensionet në Lindjen e Mesme, Hormuzi dhe roli i Rusisë në krizë
27/03 12:04
Top News-Firma e Trumpit te dollari amerikan/ ‘Arritje historike’, presidenti i parë në detyrë që…
27/03 11:29
Top News – Anije pa pilot në luftën me Iranin / Pentagoni pranon: Po i përdorim në operacione
27/03 11:22