E buzëqeshur, mbretëresha Elizabeth II mori pjesë në një festë të Jubileut të Platinit në Windsor të dielën, disa ditë pasi shëndeti delikat dhe mosha e thyer e detyruan atë të tërhiqej nga hapja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në gati 60 vjet. Monarkja 96-vjeçare përdori një shkop për të shkuar në një shfaqje , pranë shtëpisë së saj në Kështjellën Windsor në perëndim të Londrës. Publiku e priti mbretëreshën me ovacione ndërsa një paradë ekstravagante kuajsh të udhëhequr nga aktorët e Hollivudit Tom Cruise dhe Helen Mirren mori gjithashtu vemdnjen.