E para mbledhje pas konstituimit i shërbeu komisionit të posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin në prezantimin e sekretariatit teknik prej gjashtë anëtarësh. Edhe në këtë mbledhje opozita nuk mori pjesë megjithatë Fatmir Xhafaj kryetar i këtij komisioni, nuk e ka humbur shpresën për uljen e 5 anëtarëve të opozitës në karriget e lëna bosh.