Top Channel/ Mblidhet Komisioni i TIMS, debate mes Salianjit e Gogut:Nuk mund të luajmë kungulleshka
15/04/2024 20:49

Është mbledhur ditën e sotme Komisioni Hetimor për sistemin TIMS. Sikundër edhe në seancën e kaluar, mbledhja ka nisur me debate. Kreu i Komisionit Ervin Salianji tha se është e vërtetuar se ka ndërhyrje në sistemin TIMS dhe sipas tij, kolegët socialistë nuk të ndryshojnë mendim për të zhbërë vendimmarrjen e mbledhjes së kaluar. “Tani është e vërtetuar që ka ndërhyrje në sistemin TIMS, ai sistem përmban të dhëna sensitive, skeda kriminale, të dhëna biometrike, të dhëna policore dhe ndërhyn në privatësinë e qytetarëve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Ne nuk mund të luajmë kungulleshka ku kolegë të mazhorancës vijnë dhe thonë unë kam ndryshuar qëndrim nga qëndrimi i mëparshëm. Nuk mund të zhbëhet vendimmarrja e mbledhjes së kaluar. Qartësisht është hedhur në votim, kërkesa për informacion që kanë përgatitur ekspertet janë hedhur në votim. Unë mendoj që kemi detyrimin kushtetues që të jemi në krah të të gjithë institucioneve që zbatojnë ligjin dhe jo të bëhemi barrikadë për të mbrojtur persona me precedent penale, të pretenduar. Por ne nuk mund të bëjmë hetime nëse nuk kemi informacione. Nuk mund të bëjmë hetim parlamentar nëse kolege për arsye politike kërkojnë të bllokojnë punën për kërkesa për informacion. Ky komision ka pasur një vendimmarrje që është e dokumentuar dhe nga kamerat dhe votimi ka qenë me vullnet edhe të anëtarëve socialiste. 6 kanë qenë kundër dhe 7 pro kërkesave për informacion të paraqitur nga dy ekspertë të këtij komisioni që i kemi miratuar bashkërisht”, tha ai. Ky reagim erdhi pasi socialisti Toni Gogu tha se grupi i tyre në këtë komision vlerëson që në rendin e ditës konsiderohet vazhdimi i mbledhjes së kaluar. “Grupi i ynë në këtë komision vlerëson që në rendin e ditës konsiderohet vazhdimi i mbledhjes së kaluar. Mungon miratimi i procesverbalit. Seanca që nisëm të premte nuk ka përfunduar dhe në këtë kuptim do të donim që të shqyrtohet kërkesa jonë që kemi bërë në atë pjesë të mbledhjes ku kërkuam riformuluam e pikës së dytë të rendit të ditës që ishte paraqitje e kërkesave nga ekspertet dhe jo miratimi i saj. Sepse ligji pavarësisht dëshirave tona thotë qartë që ekspertet paraqesin kërkesat e tyre. Meqë ekspertët atë ditë morën detyrën ne duhet ti linim kohë”, u shpreh ai.

Top Channel/Kosovë,Komisioni për Legjislacion mblidhet per verifikimin e kandidaturave për president
05/03 23:30
“Kemi paisjet më të mira”, CEO i Optika Luanit shpalos cilësinë absolute në kompaninë që drejton
05/03 23:19
“Sulo, më shiko në sy s’më shpëton dot”, ngrihen tonet mes Milas dhe Sulos: Po sikur të mos dua?!
05/03 22:45
Top Channel/ Alarm në Tel Aviv! Tre sulme njëri pas tjetrit me dron dhe raketa, shpërthime mbi det
05/03 22:43
Top Channel/ I riu shkrepi armën e zjarrit në rrugë, plagoset 45-vjeçari, pamje nga vendngjarja
05/03 22:08
Top Channel/ “Të dua pafundësisht”, Selin dhe Gimbo më pranë se kurrë, shkëmbehet puthja romantike
05/03 21:41
Top News – Shqiptarët, më të burgosurit në Greqi. Kryesojnë të dënuarit e huaj nga drejtësia greke
05/03 21:40
Top Channel/ ‘Për ty Albana kam numrin 0900’, ja si nisi sherri në Kuvend, që degjeneroi me grushte
05/03 21:33
Top News- Protesta për pronat para Kuvendit. Banorët e Rrjollit duan pezullimin e projektit të Ulajt
05/03 21:21
Top News – ‘Për ty kam numrin 0900’. Deklarata e Ballës ndaj Vokshit që ndezi seancën
05/03 21:20
Top News – I dënuar për korrupsion. KPA shkarkon nga detyra ish kryeprokurorin e Vlorës
05/03 21:17
Top Channel/Opozita braktisi seancës, deputetët e PS votojnë ligjet pa praninë e demokratëve
05/03 21:15
Top News – ‘Gjuhë e rëndë ofenduese ndaj Albana Vokshit’. Tabaku: Balla të ndëshkohet
05/03 21:12
Top Channel/‘Je i njëanshëm’,Xhixho-Peleshit:Duhej të thoje një fjalë, opozitën e përjashton…
05/03 20:51
Top Channel/ Ndërpriten diskutimet në Kuvend pas tensioneve mes PD dhe PS, deputetët votojnë
05/03 20:47
Top Channel/ Konkursi “Ymer Skënderi”, 75 talente në garë, juria vlerëson nivelin e tyre
05/03 20:44
Top Channel/ Rama promovon librin e ri: U nxita nga disa miq myslimanë
05/03 20:44
Top Channel/ Ndikimi i Kinës dhe Rusisë, ekspertja shqiptare kërkesa Kongresit Amerikan
05/03 20:44
Top Channel/ ‘Harrojeni se mund të na pengoni punën tonë’, Balla: I uroj 8 marsin grave të PD dhe PS
05/03 20:35
Top Channel/Debati për Vokshin, Bardhi-Peleshit: Si do t’i vinte vajzës tuaj po ti thujet…
05/03 20:35
DIGITALB DIGITALB