Tensionet në veri të Kosovës janë një ndër temat e nxehta të samitit të sotëm të krerëve të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe 20 vendeve të tjera europiane që mbahet në Kishinëu të Moldavisë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takohet atje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.