Këtë të premte është zhvilluar në Elbasan mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje mes dy qeverive. Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se me marrëveshjet që do të nënshkruhen sot do të sjellin bashkëpunimin mes dy shteteve me pranë, ndërsa ka folur edhe për marrëveshjet, si ajo e heqjes së leje qëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, procedurat doganore të hyrje-daljes së mallrave e duke vijuar me njohjen e sigurimeve shoqërore.