Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, se viti 2026 do të jetë viti i rinisjes së industrisë ushtarake. Ai bëri të ditur se në muajin prill nis prodhimi i dronëve, në maj prodhimi i uniformave, ndërsa deri në dhjetor pritet të fillojë prodhimi i sistemeve antidronë.