Këtë të martë, Kuvendi Komunal i Zveçanit do të mbante seancën e parë në objektin zyrtarë të komunës. Megjithatë edhe kjo seancë u vendos të mbahej në objektin alternativ në fshatin Lipë, pasi sipas kryetarit, Ilir Peci mbledhja ishte thirrur një javë më parë e sipas zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, objekti nuk ishte gati për seancë.