Top Channel/ Mbledhja e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s për Ukrainën, pjesë edhe Shqipëria
16/03/2022 16:34

Në selinë e NATO-s Bruksel, Belgjikë, sot u zhvillua takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, ku fokusi kryesor ishte situata në Ukrainë pas pushtimit nga Rusia. Ministri i Mbrojtjes zoti Niko Peleshi, në fjalën e tij, qartësoi edhe njëherë pozicionin e Shqipërisë në mbështetje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës si dhe dënoi rëndë shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga ana e Rusisë. Ai solli në vëmendje se, Shqipëria iu bashkua pa asnjë hezitim vendeve të tjera të NATO-s dhe BE-së, që vendosën sanksione ndaj Rusisë, si dhe gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë dhe asistencë humanitare për Ukrainën. Në kuadër të rritjes së vigjilencës dhe masave për përforcimin e krahut lindor dhe juglindor të Aleancës, zoti Peleshi shtoi se, vendi ynë ka deklaruar se është i gatshëm të zbatojë detyrimet e veta si një aleat me vlerë dhe i besueshëm krah për krah aleatëve të tjerë. Në përfundim, ministri Peleshi kërkoi nga Aleanca vëmendje të shtuar dhe analizë të kujdesshme për rajonin e Ballkanit, ndonëse fokusi mbetet situata në Ukrainë. Ai tha se konflikti duhet kontrolluar dhe mbajtur jashtë kufijve të NATO-s, pasi ndikimi rus në Ballkan konsiderohet rrezik real për rajonin. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës zoti Jens Stoltenberg dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë politike dhe asistencën e vazhdueshme ushtarake nga NATO për Ukrainën. Gjithashtu, ai theksoi nevojën për përforcimin e Deterrencës (Parandalimit) dhe Mbrojtjes së Aleancës, veçanërisht në lindje dhe juglindje të kufijve të saj, ku për herë të parë që nga krijimi i saj, NATO po dislokon Forcat e Reagimit në këto vende. Ky ministerial i paraprin Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, i cili do të zhvillohet në Bruksel më datë 24 mars.

Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16
Top Channel/ “Porta e Alpeve” 100 milionë euro, miratohet projekti që lidh Alpet me Adriatikun
10/04 15:13
Top Channel/ “Do të mendojmë në fillim për ju dhe familjet në nevojë’, Rama me pensionistët: Nëse…
10/04 15:05
Top Channel/ Bazë për SHBA në Kuçovë, ministri paralajmëron armë “Made in Albania”
10/04 15:04
Top Channel/ Sezoni i ri turistik, aksion në Velipojë për pastrimin e zonës
10/04 14:51
Top News – Hoxha, bast për integrimin. Ministri i jashtëm: Shqipëria do marrë IBAR
10/04 14:34
Top News- “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”, banera me mbishkrime në Vlorë e Himarë
10/04 14:22