Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se viti 2025 shënoi një hap të rëndësishëm në konsolidimin ekonomik dhe fiskal të vendit, ndërsa rritja ekonomike llogaritet në nivelin 3,9%. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Malaj u shpreh se rezultatet janë fryt i reformave të ndërmarra, të cilat kanë në themel garantimin e disiplinës makroekonomike dhe fiskale.