Top Channel/ Mbijeton qeveria e Mitsotakis/ Rrëzohet mocioni i mosbesimit pas 3 ditëve
07/03/2025 23:42

Qeveria e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit që kanë paraqitur në parlament 4 parti opozitare në lidhje me tragjedinë hekurudhore më të madhe në historinë e vendit , atë të dy viteve më parë në luginën e Tempit me 57 viktima. Pas 3 ditësh diskutimesh në parlament në një atmosferë tepër të zjarrtë politike dhe fjalimeve të më shumë se 120 deputetevë për 42 orë , 157 ligjëvënës të Demokracisë së Re nga 293 të panishmit kanë votuar kundër mocionit të mosbesimit. Më herët në fjalimin e tij kryeministri grek, duke diskutuar për aksidentin ka deklaruar se “Nëse ka pasur dështime në terren, ato do të hetohen nga drejtësia. Askush nuk do të gjykohet nga gjykatat popullore dhe nuk do të zhvlerësohet asnjë rezultat i drejtësisë”. Deri në zgjedhjet e ardhshme, kjo qeveri do të ketë shumicën që i dhanë qytetarët në zgjedhjet e mëparshme, ju pëlqen apo nuk ju pëlqen juve- i është drejtuar ai në fund të fjalimit opozitarëve socialistë. Duke kritikuar ashpër opozitën për populizëm, Mitsotakis ka njoftuar se është gati të rishikojë ndryshimet e kushtetutës sa i përket nenit 86 për përgjegjësitë e ministrave në detyrë, si dhe të emërimit të anëtarëve të gjykëtës së lartë, duke kërkuar nga socialistët opozitarë mbështetje për të kryer reformën e vlerësimit të nënpunësve të administratës publike. Para fjalimit të tij, tre studentë nga të ftuarit në llozhat e parlamentit kanë hedhur fletushka me përmbajtje antiqeveritare në sallë. Nga ana e tyre gjithë liderët e partive të opozitës kanë shigjetuar qeverinë dhe politikat e saj duke e akuzuar për paaftësi, për mbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe duke e quajtur të rrezikshme për grekët. Gjatl gjithë orëve të pasdites e deri në momentin e votimit mijëra qytetarë kanë protestuar jashtë parlamentit duke kërkuar drejtësi për viktimat e aksidentit, ndërsa protestat kanë degjeneruar edhe në përleshje me forcat policore.

Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36
Top News – Irani do godasë Londrën me raketa / Hegseth bën presion për t’iu bashkuar luftës
27/03 13:35
Top News – SHBA po ‘djeg’ Tomahawk-ët / 850 në 4 javë luftë, ritmi alarmon Pentagonin: Po mbarojnë
27/03 13:17
Top News – Historia që tronditi Spanjën. 25-vjeçarja i jep fund jetës përmes eutanazisë
27/03 13:08
Top Channel/ BE heton Snapchat, dyshime për rrezik ndaj fëmijëve
27/03 12:20