“Mendoja se nuk do të dilja gjallë prej këtu”: historia e eksploratorit amerikan Mark Dickey, të bllokuar prej më shumë se një jave në njërën prej shpellave më të thella të Turqisë, pati fund të lumtur. 40 vjecari është nxjerrë i gjallë prej andej, në mesin e problemeve të mëdha me stomakun. Më shumë se 150 persona u përfshinë në përpjekjet për shpëtimin e tij.