Mungesa e kazanëve të plehrave është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e njësisë administrative Gjoricë të Bashkisë Bulqizë, njësia më e madhe e kësaj Bashkie. Siç shihet edhe nga pamjet në rrugët e Gjoricës, jo vetëm që ka mungesë të kazanëve për mbeturinat, por dhe ato kazanë që janë, janë të tejmbushur me mbetje.