Skandali me mbetjet e rrezikshme spitalore ka çuar në bankën e të akuzuarve 13 persona, mes tyre administratorë kompanish dhe zyrtarë publikë. Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen që zbulon një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre në sektorin e mbetjeve mjedisore.