Prej javësh mbetjet urbane në këtë zonë turistike nuk tërhiqen nga asnjë makinë plehrash. Koshat e mbushur me plehra që ndodhen pranë objekteve akomoduese dhe restorantëve mbajnë larg pushuesit vendas dhe të huaj. E gjitha rruga e Gjirit të Lalzit të ofron këtë pamje. Plehrat e pambledhura nga bashkia e Durrësit në të gjithë territorin e Gjirit të Lalzit kanë ngritur landfille ilegale, të cilat kundërmojnë erë. Vija bregdetare e Detit Adriatik në këtë sezon turisitik do të presë më pak turistë, mbetjet urbane do të sjellin me pak të ardhura dhe zhvillim ekonomik.