Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij, të cilët u plagosën ditën e sotme, tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekut kirurg Sami Osmani, gjendja e shoferit është në përmirësim dhe se nuk ka më rrezik për jetën. Gazmend Bullari (shoferi) është dëmtuar në stomak dhe zorrën e trashë, ku më pas iu është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Lushnjes.