23 turistë janë shpëtuar nga autoritetet e emergjencës pasi mbetën të bllokuar në zonat e ujërave termalë të Bënjës në Përmet. Moti i keq i ka krijuar vështirësi për të lëvizur turistëve, që më pas gjatë mesnatës kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu. Turistët gjermanë, polakë dhe francezë, u nxorën nga zonat ku mbetën të bllokuar, të cilat po i eksploronin në këmbë dhe me automjete.