Tre turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar për disa orë për shkak të terrenit të vështirë në vendin e quajtur Curraj i Epërm, janë shpëtuar nga policia e Kukësit. Mësohet se ata u shpëtuan pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur gjithashtu se tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.