Përmbytjet e fundit në zonën e Lezhës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, duke vështirësuar ndjeshëm punën e fermerëve vendas. Gjergj Luca, 75 vjeç, tregon se gjatë këtij sezoni bujqësor ka tentuar dy herë të mbjellë tokën, por reshjet e dendura dhe prania e ujit në parcela kanë bërë që prodhimi të dëmtohet pothuajse plotësisht.