Top Channel/ Mbështetja amerikane ndaj Ukrainës, Europa i trembet jo vetëm Trumpit, por edhe…
16/07/2024 19:22

Megjithëse shumica e qeverive të Evropës po trembej nga mundësia e rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA, i cili pritet të ndërpresë ndihmën për Ukrainën nëse fiton në nëntor, Trump ka zgjedhur tashmë J.D. Vance si zv. president të mundshëm. Ai kundërshton fondet për luftën në Ukrainë dhe ka dënuar atë që quan ‘varësinë e Evropës ndaj Shteteve të Bashkuara për investimet ushtarake.’ Një zyrtar i BE, pa u identifikuar, që foli për “Politico” tha se emërimi i Vance është një tjetër zgjedhje e papëlqyer nga stabilimenti dhe një katastrofë e mundshme për ndihmat ushtarake për Ukrainën. Presoni i zgjedhur nga Trump ka luajtur rol parësor në ndalimin e një ligji për ndihmat e Ukrainës këtë vit dhe pas arritjes së ndalimit të ligjit, ai tha për gazetarët: “Arritëm t’ia bëjmë të qartë Evropës dhe pjesës tjetër të botës se Amerika nuk do të vijojë të japë çeqe të bardha pambarim”. Gjithashtu në lidhje me impulset proteksioniste të Vance është marrëdhënia tregtare e BE me SHBA, teksa senatori i Ohio mbron fabrikat amerikane dhe kërkon tarifa ndaj importeve, shkruan Politico. Në një intervistë gjatë konferencës së mbrojtjes në Munih në shkurt, Vance shpjegonte se përse Amerika nuk duhet të ndihmojë Ukrainën. Në konferencën e shkurtit Vance iu shmang takimit me Volodymyr Zelenskyy dhe ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke lwnw tw kuptohej se nuk i interesonte. I njëjti zyrtar evropian shton se nëse dyshja Trump-Vance vjen në pushtet në nëntor, administrata e re do të nxisë Evropën të afrohet me SHBA përkundër biznesit me Kinën. Pamjet: AFP

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45