Turisti polak, i cili u plagos në kanionet e Gjipesë, për shkak se ngeli i bllokuar, ka mbërritur në spitalin e Vlorës. 24-vjeçari pritet të bëjë ekzaminime të mëtejshme dhe do të jetë nën kontrollin e mjekeve. Turisti polak ishte në gjendje të qëndrueshme ndërsa tregon momentet kur është dëmtuar por edhe ndihmën e ofruar prej telefonatës në polici, teksa shpreh faleminderime.