Dhjetëra emigrantë të paligjshëm, që janë ndaluar në Itali, mbërritën këtë të premte në portin e Shëngjinit. Ata do të vendosen në kampin e Gjadrit, të ndërtuar nga autoritetet italiane. Dy javë më parë, qeveria e Georgia Melonit vendosi t’i përdorë qendrat e Gjadrit dhe Shëngjinit për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit.