Mëngjesin e së martës mbërriti në portin e Durrësit kroçera “Nautica” me turistë amerikanë në bord. Ndonëse këtë vit numri i kroçerave që prekin portin e Durrësit ka rënë ndjeshëm, kjo kroçerë e ka përfshirë Shqipërinë në turin e saj të pjesshëm në Mesdhe. Me të mbërritur në port, të organizuar turistët do të vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës.