Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës, Bledar Duro, mësues i shkollës 9-vjeçare Sotir Gura, i cili ra në pranga pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura. Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa e pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit.