111 refugjatë afganë mbërritën të dielën në mbrëmje në në Aeroportin e Prishtinës, të cilët do të strehohen përkohësisht në Kosovë, pas largimit nga konflikti në Afganistan. Ata u pritën nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Osmani tha se Kosova po qëndron pranë partnerëve në strehimin e qytetarëve që kanë ikur nga Afganistani.