Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka nisur ditën e sotme me një takim me strukturat e Policisë së Shtetit të cilët meren me mbarëvajtjen e sezonit turistik në Durrës. Në fjalën e tij Balla ka falenderuar punën e mirë të bërë nga uniformat blu për mbarëvajtjen e një sezoni model duke nënvizuar se vera ende nuk ka mbaruar, ndaj kujdesi në të gjitha plazhet duhet të vijojë me të njëjtin intensitet.