Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku babai mbante peng dy fëmijët e tij të mitur. Aleks Marku kishte disa ditë që kishte ardhur dhe kishte marrë apartamentin me qira në katin e parë të këtij objekti tetëkatësh ku jepen apartamente me qira buzë detit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.