Një 62 vjeçar është arrestuar në Himarë pasi në banesën e tij u gjet një kallashnikov dhe një armë gjahu. Këto armë së bashku me një sasi fishekësh janë gjetur pas kontrollit të ushtruar nga policia dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Mbi 62- vjeçarin P. B., rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.