Një 44-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi transportonte lëndë eksplozive dhe kapsolla, gati për t’i shitur. Shtetasi me iniciale F. D. Banues në Manzë të Durrësit, u arrestua pasi kishte zbritur nga transporti publik në Maminas. Në operacionin policor të koduar “Stacioni” u sekuestruan nga çanta e shpinës që mbante me vete, 5 kallëpe lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore.