Një 53-vjeçar me iniciale B. Zh., banues në Bajram Curri, Tropojë është arrestuar, pasi në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan rreth 18 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një aparat celuar. Pas informacioneve të marra u organizuan dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Again”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi 53-vjeçarit.