Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi mbante në banesë armë dhe municion luftarak pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit E. M., shërbimet e Policisë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pushkë, 1 ndezës granate, një sasi fishekësh luftarak, 2 mjete prerëse (thika) dhe 4 celularë.