Favorit për fitore në zgjedhjet që po mbahen këtë të diel në Greqi janë konservatorët e Qyriakos Mitsotakis,të ndjekur prej radikalëve të majtë Syriza të Aleksi Cipras, ndërsa rol të rëndësishëm në formimin e qeverise së re pritet të ketë edhe Pasok që kryesohet nga Nikos Andrulaqis. Edhe këtë vit kandidojnë shtetas grekë me origjinë shqiptare. Ata janë 7 dhe kryesisht aderojnë në partitë e së majtës greke.