Seanca e fundit në parlament shënoi një ri-konfigurim të numrave në favor të shumicës në kuvendin e Shqipërisë duke e çuar mazhorancën që mbështet qeverinë Rama në kuotën e 81 votave. Deputetët e PDIU-së gjatë votimit të projektligjeve bashkuan votat me socialistët dhe socialdemokratët. Sinjalin e parë e dha Shpëtim Idrizi duke votuar pro projektligjin e menaxhimit financiar e prodhuar votimin në tërësi me 77 vota.