Motra e Egli Progës, e cila kryesoi marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë nuk i mbajti dot lotët për të vëllanë e vrarë disa ditë më parë. Ndërsa kërkoi drejtësi dhe jo politizim të çështjes, ajo theksoi se 42-vjeçari u qëllua nga 4 barbarë, ku një prej të cilëve u dorëzua në mënyrë të kontrolluar, ndërsa 3 të tjerët janë lënë të lirë dhe “kanë 9 ditë që pinë raki”.