Rritja e nivelit të mashtrimeve online në sektorin e turizmit, ka shqetësuar autoritetet italiane. Sipas raportit të vitit 2023 që përfshin sigurinë kibernetike, ka pasur një rritje të konsiderueshme të tentativave të mashtrimit online në Itali. Si pasojë, shifra e parave të përvetësuara bë këtë mënyrë shkoi nga 114 milionë euro në 137 milionë, apo plus 20%, shkruajnë mediat italiane.