Tre persona u arrestuan nga policia e Tiranës pasi mashtronin përmes një call centeri shtetas të huaj. Po ashtu u proceduan penalisht dy të tjerë ndërsa u shpall në kërkim një tjetër. Gjashtë të akuzuarit, të moshës 21 deri në 25-vjeç ishin punësuar në një call center, në Yzberisht.