Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentiar masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Ai i ka quajtur të padrejta masat e BE-së, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit dhe me kushtetutshmërinë e vendit. “Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutiv më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra”, ka thënë Kurti gjati përurimit të parkut të ri në fshatin Davidovc të Shtimes.